Ferizaj

Interesim i madh për regjistrim në Gjimnaze dhe mjekësi

By FerizajPress

June 16, 2016

Në ditën e tretë kur edhe përfundon   konkursi për  regjistrim në shkolla të mesme , gjimnazet dhe mjekësia  me numrin më të madh të nxënësve që kanë aplikuar.

Ende mbetet i ulët interesimi për shkolla profesionale edhe pse në disa shkollë sipas përgjegjësve  deri më sot  interesimi është i kënaqshëm.

Në Gjimnazin shkencorë  “Kuvendi i Arbërit”   për 448 vende të hapura kanë aplikuar  492 nxënës.

Në Gjimnazin shoqërorë “Dr Shaba Hashani”  për 288 vende  kanë aplikuar 430 nxënës.

Në shkollën e mjekësisë  “Elena Gjika” për  128 vende të lira kanë aplikuar  377 nxënës.

Një interesim i shtuar vërehet edhe  në shkollën e muzikës “Çask Zadeja”  ku për 40 vende të parapara kanë konkurruar 47 kandidat. Në këtë shkollë edhe pas klasifikimit  në bazë të kritereve pritet që pas përfundimit të afatit për konkurrim (20 qershor)  kandidatët ti nënshtrohen  provimit pranues.

Një interesim  më i madh këtë vit vërehet edhe në shkollën teknikë “Pjetër Bogdani”  ku për 320 vende të parapara deri më tani kanë aplikuar 206 nxënës e që sipas  konkursit ka kohë  ende, dhe pas komunikimit të rezultateve në gjimnaze ky numër mund të rritet.

Një interesim i vogël vërehet në shkollën e Agrobiznesit ku deri më tani kanë aplikuar  rreth 50 kandidat  edhe pse sipas përgjegjësve  janë hapur drejtime  të  cilat janë në përputhshmëri me ekonominë e tregut dhe të punës.

Bëhet e ditur se  në gjimnaze janë pranuar dokumente të cilat kanë pranuar kriterin e paraparë me konkurs dhe nesër  pritet shpallja e rezultateve sipas suksesit dhe pikëve të këtyre kandidatëve.