Sport

Karateistët ferizajas vazhdojnë  sukseset

By FerizajPress

June 13, 2016

Edhe  në turneun Përkujtimorë  “Xhevat Makolli”  karateistët ferizajas nuk lejuan befasi. Ekipet e karatesë nga Ferizaj sërish u radhitën  në kreun e tabelës.

Në këta gara edhe kësaj radhe në pozitën e parë u radhit  Klubi i karatesë “Fituesi”  me 16-të medalje  fituara prej të cilave 8 të arta,4 të argjendta dhe 4 të  bronzta.

Por nuk mbeti larg as Klubi I Karatesë “Kastrioti” i cili në këtë turne mblodhi  13 medalje: 4 të arta,5 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Edhe karateistët e “Sharrit” grumbulluan  13 medalje ,prej të cilave 3 të arta.