Ferizaj

Mbahet kampionati i qytetit të Ferizajt në shah.

By FerizajPress

June 12, 2016

Mbahet kampionati i qytetit të Ferizajt në shah.

Në këtë kampionat morën pjesë 38 shahist ku u zhvilluan 7 gjiro. Kampion i qytetit u shpall Endrit Uruqi ndërsa vendin e dytë e mori Gani Lalinovci me pikë të barabarta por me buhollc më të mirë për Endritin. Vendin e tretë e mori Besim Uruqi, Feim Qorrolli mori vendin e katërt dhe Bekim Sejdiut iu nda vendi i pestë.

Fituesit u shpërblyen dhe u nderuan me mirënjohje ndersa kampioni edhe me kupë. Realizimi i këtij turneu bë i mundur me mbeshtetje të DKRS Ferizaj dhe kryetarit Sfarqa të cilet e falenderuan edhe shahistët.

Turneun e vizitoi edhe kryetari i shoqatës së veteraneve të UÇK-së z. Rafiz Sejdiu./FerizajPress