Ferizaj

Marevci: Për të ardhur keq se si festohet dita e çlirimit të Ferizajt.

By FerizajPress

June 12, 2016

Selim Marevci, ish-drejtor i Administratës në Ferizaj ka reaguar rreth organizimit dhe festimit të ditës së çlirimit të Ferizajt duke akuzuar udhëheqësinë aktuale të qytetit të Ferizajt se e kanë politizuar këtë festë.

Për më shumë lexoni reagimin e plotë të Marevcit:

Është për të ardhur keq se si festohet dita e çlirimit të Ferizajt këto vitet e fundit. Pa asnjë organizim të mirëfillt që do të jepte frymë kësaj feste ndër më të mëdhat që ka qyteti dhe shteti ynë.

Po ashtu ndjenj aspak e mirë kur sheh që tek varrezat e dëshmorëve, vendi që do të duhej të prezentonin një numër i madh i qytetarëve ferizajas, ka shumë pak qytetarë!

Lind pytja pse kjo gjendje?