Editorial

Asnjë  reagim ndaj shpifjes se Kosova nuk po e lufton terrorizmin!

By FerizajPress

June 10, 2016

Është shumë e çuditshme se tani po qarkullojnë zëra brenda BE-së se Kosova nuk ka bërë edhe shumë përpjekje për ndalimin e terrorizmit.

Për fat të keq këtë deklaratë nuk e kundërshtoi asnjë institucion vendor dhe ato ndërkombëtare të instaluara në Kosovë.Ne e dimë, se në Kosovë ka pasur arrestime të personave që kanë qenë pjesë e terrorizmit, dhe ajo çka është me rëndësi se po ata persona janë denuar nga gjykatat kompetente.

Duket mjaftë e qartë nga ana e BE-së se tentativa e Republikës së Kosovës është e pamjaftueshme dhe e pa vlerë, por, ne na gëzon fakti se në Kosovë nuk ka pasur asnjë akt, për sa i përketë terrorizmit.

Mendoj se Kosova ka bërë mjaftë sa i përketë luftës kundër terrorizmit apo ekstremistëve të mveshur me petkun e “paqës”, këtë na e dëshmon edhe fakti se muajve të fundit nuk është evidentuar asnjë rast se ndonjë qytetar është bashkangjitur në vargun e të dështuarve të Isis-it.Dhe e tëra kjo është falë angazhimit të institucioneve të Republikës së Kosovës si nga ato qeveritare,por,edhe ato fetare!

Nga Sedat Ismajli, Magjistër i të drejtës ndërkombëtare dhe mardhënjeve ndërkombëtare