Ferizaj

OVL e UÇK-së zgjedh Këshillin Drejtues. Kryetari dhe kryesia zgjedhen më 10 qershor

By FerizajPress

June 06, 2016

Ferizaj– Më 04.06.2016 në Ferizaj u mbajt Kuvendi i 3-të zgjedhor i OVL-së të UÇK-së, Dega në Ferizaj.

Pas pjesës ceremoniale, ku me praninë e tyre na nderuan mysafirët nga pushteti lokal e qendror, shoqëria civile, mediet etj., Kuvendi zgjedhor filloi punën në bazë të agjendës së përgatitur, statutit dhe rregulloreve të OVL-së të UÇK-së.