Kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ministri i Infrastrukturës , Lutfi Zharku, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës këtë të diel kanë bërë përurimin e rrugës Zllatar-Dardani, projekt ky i një rëndësie shumë të madhe për banorët e kësaj pjese.
Me këngë dhe valle banorët e fshatrave Zllatar e Dardani, i kanë dëshiruar mirëseardhje kryeministrit të Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa ,i cili shoqërohej nga numri një i qytetit të Ferizajt, deputetë të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast edhe bënë edhe përurimin e rrugës së re.