Ferizaj

Kuvendi zgjedhor i Organizatave të Dala nga lufta filloi sot

By FerizajPress

June 04, 2016

 

Kuvendi zgjedhor i Organizatave të Dala nga lufta filloi sot

Të shtunën në Ferizaj u mbajt Kuvendi I tretë zgjedhor i Organizatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë Kuvend merrnin pjesë, veteranë të luftës si dhe msafirë të shumtë që ishin ftuar në pjesën e parë të këtij kuvendi. Në hapjen e këtij kuvendi të pranishmit në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës i ka përshëndetur , veterani Nazmi Krasniqi si dhe Shukri Buja komandant i zonës operative të Nerodimës.