Ferizaj

Tentim grabitje me armë dhe sprej

By FerizajPress

May 27, 2016

Ferizaj– Policia  e Ferizajt  ka raportuar se  gjatë ditës së djeshme në Ferizaj ka ndodhur një  tentim i grabitjes.

Në raportin e Policisë thuhet se ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se  tre të dyshuar  të panjohur, një femër dhe dy meshkuj, nën kërcënimin e armës  dhe sprejit kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë tentuar që ta grabisin, por nuk kanë arritur dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.