Forumi i Organizatave Rinore Ferizaj përmes një komunikate për media këtë të Premte ka reaguar kunddrejt Kryetarit të Komunës së Ferizajt z. Muharrem Svarqës dhe Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj z. Agron Bajraktari duke aluduar se duke bërë politika partiake dhe duke shfrytëzuar pozitat e tyre po dëmtojnë studentët. Forumi i Organizatave Rinore Ferizaj përmes komunikatës kërkon që të ndalen padrejtësitë dhe të kontribuojmë bashkarisht për të mirën e përgjithshme, më poshtë keni tërë komunikatën.
Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Svarqa në seancën e fundit të Kuvendit Komunal duke pasur përkrahjen e asambleistëve në KK Ferizaj ka marrur vendimin që hapësira pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj të shfrytëzohet për varrezat e qytetit, duke pamundësuar një herë e përgjithmon që në atë hapësirë të ndërtohet Mensa dhe Konviktet, këtë hapësirë UShAF ka kërkuar për Mensë dhe Konvikte vitin e kaluar, por Kryetari Svarqa ka anuluar për motive politike, gjë që ka nxitur studentët të reagojnë me protesta nga më të ndryshmet, por edhe përzierja e Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj z. Agron Bajraktari që protestat nuk janë të organizuara nga Universiteti apo nuk ka përkrahjen e Rektorit dëshmon se organizatorët e kësaj kauze shoqërore që ngriti organizata studentore “Demokracia Studnentore” nuk ka motive politike apo partiake, por punon vetëm në dobi të studentëve.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me Këshillin Themelues dhe stafin akademik e administrativ kanë lënë jashtë Bordit Themelues strukturën më të lartë zyrtare në nivel lokal atë të Kryetarit të Komunës, për motive politike e partike duke pasur parasysh faktin që Rektori Bajraktari dhe Kryetari Svarqa janë i përkasin partive të ndryshme politike, dhe në këtë mes ata që dalin të dëmtuar janë studentët.
Madje, Rektori i UShAF-së në komunikatën e publikuar një ditë më parë ka thënë se protestat nuk janë të organizuara nga studentët, por ne i’a rikujtojmë z. Bajraktarit se “Demokracia Studentore” ka dalur fituese e zgjedhjeve dhe pikërisht kjo organizatë studentore ka dalur fituese e zgjedhjeve dhe krerët e kësaj organizate janë pikërisht në vitin e fundit të studimeve në këtë Universitet, që bie ndesh me tërë atë çfarë ka thënë ai, Rektori Bajraktari me anë të asaj komunikate ka bërë një shpifje për opinionin publik, dhe është pikërisht ai që ka ndihmuar Kryetarin aktual të Parlamentit Studentor të UShAF-së, dhe është pikërisht Rektori Agron Bajraktari që ka kërcënuar krerët e “Demokracisë Studentore” duke harruar kështu se ai përfaqëson Rektoratin e Universitetit, nivel ky akademik dhe jo një klasë të gangsterizmit.
Kryetari i Komunës Muharrem Svarqa në njërën anë po luan faktorin votë duke mos dërguar varrezat e qytetit në fshatin Balaj, ndërsa Rektori Agron Bajraktari po luan faktorin të quajtur interes duke mos përkrahur studentët për protestë, madje Rektorit të UShAF-së as që i është kërkuar që të përkrahet kjo, por ai për interesa të tjera doli kundër studentëve dhe ne jemi të shqetësuar për gjendjen aktuale që po gjendet në qytetin e Ferizajt sepse Agron Bajraktari është nga Drenica dhe ai vjen një herë ose dy herë gjatë javës për disa orë dhe ikën përsëri në Drenicë, por studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore që studiojnë aty janë për çdo ditë dhe dëmtohet, në anën tjetër Kryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Muharrem Svarqa nuk i bëhen vonë fare për këtë shtresë së shoqërisë sonë dhe shikon vetëm anën e interesave partiake. Andaj, kujt po i bëhet vonë për studentët, shto faktin se Parlamenti Studentor i UShAF-së është nën diktatin e Rektorit Bajraktari.
Duke pasur parasysh këto rrethana dhe shumë faktorë të tjerë, Kryetari i Forumit të Organizatave Rinore Ferizaj z. Milaim Nuhiu i’u drejtohet të dy këtyre institucioneve që të ndalin politikat e tyre të cilat i kontribuojnë negativisht studentëve dhe shoqërisë. Kryetari i Komunës ka votat e asambleisteve dhe ka mandatin e tij qeverisës njëashtu edhe Rektori i Universitetit Publik të Ferizajt ka pozitën e tij, por studentët nuk kanë nevojë të bien pre e politikave ditore të njerëzve që janë në pushtetin aktual.
Ne si Forum i Organizatave Rinore në Ferizaj jemi të shqetësuar për situatën e krijuar nga të dyja palët si nga ana e Komunës së Ferizajt po ashtu edhe nga ana e Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ngase në këtë mes nuk del përfitues asnjë dhe të gjithë janë humbës, por më së shumti humbin studentët, dhe krejt këto situata janë të krijuara për favore ose disfavore politike e partiake, andaj i’u bëjmë apel që të vihet drejtësia në vend dhe jo për interesa partiake të dëmtojnë studentët.