Editorial

Tendenca për trashëgiminë e meritokracisë socialiste krahas meritokracisë demokratike

By FerizajPress

May 25, 2016

Shruan Raif Musa – Mënyra e vetme nga kriza aktuale është zëvendësimi i menaxhimit statist të proceseve shoqërore dhe ekonomike (socializmit dhe kapitalizmit jofunksional) me menaxhimin meritokratik (kapitalizmin funksional). Vitet e pasluftës,pak disa kanë arritur të miratojn ideologjinë e liberalizmit, duke mos e braktisur ideologjinë e socializmit, kur dihet se kuptimi i parimit të barazisë është relevant edhe nga njëra edhe nga tjetra. Liberalizmi nënkupton një besim që të gjithë njerëzit janë të “lindur të barabartë”. Kjo është, avokimi liberal për të drejta të barabarta, të shprehura në tre mënyra. E para është në formë të barazisë juridike ( “barazia para ligjit”), e cila garantohet nëpërmjet pushtetit,gjyqësorit, legjislativit, ekzekutivit,etj. Një tjetër mënyrë është në forma e barazisë politike, apo zgjedhja demokratike shumë partiake ( “një njeri – një votë “). Dhe mënyra e tretë është barazia sociale apo barazia për ti kontribuar rezultatet e jetës shoqërore, që liberalët nuk e pranojnë, sepse njerëzit nuk e kanë të njëjtin talent dhe vullnet për të punuar, në atë mënyrë, që ata dhe rezultatet e tyre të punës janë të ndryshme. Liberalët, këtu mbështetin barazinë e mundësive ( “rregullat për të gjithë njësoj”), që i jep të gjithëve një shans të barabartë për të realizuar potencialin e tyre të ndryshëm. Megjithatë, socialistët theksojnë rëndësinë e barazisë sociale dhe barazinë e rezultateve në krahasim me shanset e barabarta. Ata besojnë se ekzistenca e barazisë sociale është garantuesi më i rëndësishëm i stabilitetit social dhe unitetit, duke inkurajuar individët për të identifikuar veten e tyre me njëri-tjetrin, kështu që nga barazia sociale dhe solidariteti, tek socializmi, formon bazën për gëzimin e të drejtave të caktuara ligjore dhe politike. Ky kuptim i barazisë është ndoshta arsyeja pse baza materiale e socializmit si sistem shoqëror nuk është zhvilluar në përputhje me zhvillimin e bazës materiale të kapitalizmit. Shembull: Kur, një herë ose më shumë herë, disa njerëz marin diçka që nuk ju takon,apo nuk e kanë fituar apo merituar, për diçka që nuk ishe pjesë e tyre,apo vepër e tyre, atëher me kalimin e kohës, ata do të fitojn bindjen se ajo për ta, është e garantuar, pra një gabim meritokratik i bindjes socialiste, që pretendon në trashëgimin e meritokracisë demokratike. Pra, në këto rrethana të reja socio-politike të tranzicionit, duke braktisur sistemin e dikurshëm socialist,që meritokracia trashëgohej ,është e vështirë të funksionalizohet ajo “veti” apo “mani” në ideologjinë liberale e barazisë së sotme.