Ferizaj

Digjet banesa në Ferizaj

By FerizajPress

May 16, 2016

Sot rreth ores 14:00 në rrugën Rexhep Bislimi,afër qendrës së mjekësisë  familjare ,ka marrë flakë një banesë. Ekipet e zjarrfikësve gjenden nē vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta lokalizojnë zjarrin ndërsa shkaktari i zjarrit është ende i panjohur.

E plotësuar:

Me intervenimin e shpejtë të zjarrëfikësve zjarri është lokalizuar dhe është evituar më e keqja. Me këtë rast lëndime kanë marrë dy persona nga thyerja e dritareve por janë jashtë rrezikut.

“Kemi marrë njoftimin për një zjarr në rrugën e Gjilanit. Pasi kemi arritur në vendin e ngjarjes kemi parë se zjarri nuk është aq i madh por me rrezikshmëri, pasi mbrenda kishte boca të gasit dhe ne kemi intervenuar me kohë. Kemi nxjerrë bocat jashtë dhe kemi lokalizuar dhe evituar zjarrin. ” tha Jeton Avdiu për FerizajPress.com, shef i ndërrimit të brigadës së zjarrëfikësve. /Ferizajpress.com