Lajme

Shteti sekuestroi 8 milionë euro prona të uzurpuara

By FerizajPress

May 06, 2016

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media pas aksionit policor për të liruar lokalet e uzurpuara, ka thënë se vlera e pronave që u sekuestruan sot është rreth 8 milionë euro.

Lumezi ka thënë se aksioni është ndërmarrë në dy rajone të Kosovës;në Prishtinë dhe në Ferizaj. Sipas Kryeprokurorit ishin rreth 100 policisë që morrën pjesë në aksion dhe u liruar 7 lokale.

“Vlera e krejt pronave të sekuestruara në Prishtinë dhe Ferizaj rezulton të jetë rreth 8 milionë euro”- tha Lumezi.

Po ashtu Lumezi nuk ka harruar të falënderoj mediat për kontributin e dhënë për hulumtimet e bëra në lidhje me pronat shoqërore që u uzurpuan prej vitesh.

“I falënderoj edhe mediat që kanë bërë hulumtime paraprake në këto raste dhe e kanë ndihmuar këtë rast”-tha Lumezi./GazetaExpress/