Ferizaj

Policia dhe bizneset me projektin “Siguria në qendrat tregtare”

By FerizajPress

May 06, 2016

Ferizaj – DRP  e Ferizajt,  i ka bërë analizat e duhura të rasteve të vjedhjeve,  grabitjeve , lëndimeve  trupore, dëmtimeve të pronës dhe aksidentet e trafikut, të  ndodhura brenda këtyre qendrave dhe në parkingjet e tyre . Sipas këtyre analizave, del se në periudhën kohore:  2010 – 2016 dhe deri në maj të vitit 2016, policia ka evidencuar  gjithsej 1153 raste. Bazuar nga numri i përgjithshëm,  del se 6 % e këtyre veprave penale, kanë ndodhur  në ambientet brenda dhe jashtë qendrave tregtare dhe bizneseve të ngjashme.

Trendi në rritje i veprave penale, siç janë:  vjedhjet , grabitjet , lëndimet  trupore, dëmtimet e pronës dhe aksidentet e trafikut,  të ndodhura në ambientet e brendshme e të jashtme të  Qendrave Tregtare si dhe bizneseve të ndryshme që veprojnë,  sidomos përgjatë magjistrales Ferizaj – Prishtinë, ka bërë që Drejtoria Rajonale e Ferizajt,  të organizoj sot një takim me drejtues dhe përfaqësues të këtyre bizneseve.                                                                                                                                                                “Përmes projektit, “Siguria në Qendrat Tregtare”, i cili ka nisur të zbatohet, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  ka për qëllim,  përmirësimin e gjendjes aktuale   dhe ndikimin  pozitiv në parandalimin e dukurive negative , duke ngritur masat e sigurisë dhe prezencën policore , si dhe shtimin e aktivitet të saj me partnerët e përbashkët ,  me qëllim të  ndikimit  parandalues,  në  uljen e numrit të veprave penale në  fjalë”, tha në  hapje të këtij takimi,  Drejtori i DRP-së në Ferizaj, Nënkolonel Gazmend Hoxha.  Nënkolonel, Hoxha theksoi se Policia e Kosovës, është e  vetëdijshme,  se e vetme nuk mundet, andaj  për përmirësimin e gjendjes aktuale, përveç masave policore, nevojitet edhe një angazhim gjithëpërfshirës, përfshirë institucionet relevante dhe partnerët e përbashkët

“Policia e Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë shërbime cilësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke promovuar një bashkëpunim dhe bashkërendim reciprok të aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve lokale, në këtë rast  në zonat ku veprojnë Qendrat Tregtare në Ferizaj dhe në rrethinë”, nënvizoi drejtori i DRP-së në Ferizaj, nënkolonel, G.Hoxha.

Gjatë prezantimit të projektit, “Siguria në Qendrat Tregëtare, drejtues të DRP-së në Ferizaj,  thanë  se, janë  bërë të gjitha analizat e duhura të rasteve të ndodhura brenda këtyre qendrave dhe në parkingjet e tyre . Sipas këtyre analizave, del se në periudhën kohore:  2010 – 2016 dhe deri në maj të vitit 2016, policia ka evidencuar  gjithsej 1153 raste. Bazuar nga numri i përgjithshëm i rasteve ,  del se 6 % e këtyre veprave penale, kanë ndodhur  në ambientet brenda dhe jasht qendrave tregtare dhe bizneseve të ngjajshme.

Me qëllim të parandalimit të këtyre veprave penale, nga bizneset u kërkua syqeltësi më e madhe, sidomos në angazhimin e tyre në përmirësimin e infrastrukturës së ambienteve afariste. Në anën tjetër, disa nga afaristët, kërkuan patrullim më të shpeshtuar të policisë, meqë sipas tyre, ata e kanë identifikuar kohën e ndodhjes së këtyre veprave penale.

DRP e Ferizajt, para afaristëve të pranishëm, i parashtroi disa propozim- rekomandime, siç janë:

-Vendosja e shenjave/posterëve paralajmërues;

-Vendosja e sistemit të kamerave;

-Përmirësimi i ndriçimit;

-Sigurimi fizik brenda dhe jashtë objekteve-parkingjeve;

-Shënjimi vertikal dhe horizontal i parkingjeve;

-Rritja e bashkëpunimit me  Policinë e Kosovës;

Përfaqësuesit dhe drejtuesit e këtyre bizneseve, u pajtuan njëzëri me këto rekomandime, duke falënderuar DRP –në e Ferizajt  për këtë nismë shumë të nevojshme.