Ferizaj

Aksident komunikacioni  në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj (Foto)

By FerizajPress

May 03, 2016

Rreth orës 22:20  në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj ka ndodhur një aksident zingjiror ku janë përfshirë tri makina.

Sipas dëshmitarëve okular deri te aksidenti   ka ardhur kur makina e tipit golf ka hyr ne tejkalim te  makinës  LAND Rover e që  pastaj u godit edhe një makinë e tipit Golf e cila ishte e parkuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe  togeri  i policisë Agim Gashi  i cili tha se  në këtë  aksident kishte kryesisht dëme materiale dhe nuk ka pasur të lënduar.

Policia e trafikut  gjendet ne vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Ferizajpress.com