Lajme

Mbyllet aeroporti për shkak të aksidentimit të aeroplanit

By FerizajPress

May 02, 2016

Një fluturim i Turkish Airlines TK 1018 nga Stambolli ka pasur një aksident minor në aterim, konfirmojnë nga Aerporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar, por që thuhet se aeroporti do të mbyllet për disa orë, njofton Klan Kosova.

Valentina Gara nga ANP ka thënë se aeroporti do të jetë i mbyllur deri sa të përfundojnë hetimet fillestare teknike.