Ferizaj

Shtimja feston 1 majin me veturë zyrtare? (Foto)

By FerizajPress

May 01, 2016

Derisa punëtorët e administratës komunale të Shtimes janë duke qëndruar në Shqipëri dikush nga ata që nuk  shkoi me këtë grup ka gjetur  mënyrën të shëtis me  makinë zyrtare në Kosovë.

Uran Halimi nga Shtimja dërgoi në redaksinë e Frizajpress një tekst dhe foto përmes të cilave shpreh habinë se deri kur do  të keqpërdoren mjetet e taksapaguesve shtimjan.

– 1 maji është dita ndërkombëtare e punës. Në këtë ditë në shumë vende të botës qytetarët marrin iniciativa për aktivitete të ndryshme, ata të pakënaqurit protestojnë, ndërsa disa vende festojnë për “sukseset” e tyre. Shteti ynë i Kosovës e përfillë këtë praktikën e dytë.

Tek ne, 1 maji ligjërisht është ditë pushimi për të gjitha institucionet publike dhe private, por kjo gjë nuk përfillet nga zyrtarët komunal të Shtimes!

Sot, rreth orës 10:00 të mëngjesit një veturë zyrtare e kësaj komune është parë në parkingun e Restaurantit “Besimi Petrol” në fshatin Pjetershticë të Komunës së Shtimes, marka Audi me targa: 05Z-10-22  me mbishkrimin: “Komuna Shtime”.

Në bazë të rregullores se punës dhe ligjit, kjo veturë do të duhej të ishte në parkingun e komunës dhe jo në parkingje të restauranteve.

Zyrtarët komunal ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë apo njoftim se pse kjo veturë në ditë pushimi është shfrytëzuar nga punonjësit e tyre.

Gjërat e tilla janë të ulëta dhe të pa pranueshme për qytetarët e kësaj komune.