Ferizaj

AVONET: Mos menaxhimi i mirë i mbeturinave, sjellë rrezik për qytetarët e Komunës së Ferizaj dhe humb imazhin e jetës urbane!

By FerizajPress

April 30, 2016

Ferizaj, 30 prill 2016:

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin për gjendjen e mos menaxhimit të mbeturinave në qytetin e Ferizajt, një gjendje e tillë si ajo që ishte në afërsi të objektit Komunës së Ferizajt në mëngjesin e sotëm.

Kjo gjendje jo që humb imazhin e qytetit dhe krijon pasiguri nga qentë endacak, po rrezikon të shfaq epidemi nga mbeturina e grumbulluar e gjithashtu rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, e veçanti fëmijëve. AVONET konsideron se ky keq menaxhim të mbeturinave po ashtu e vlerëson si rrezik për shëndetin e njeriut.

AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizaj z. Muharrem Sfarqa që të ushtroj presion tek kompania e “Pastërtia” që të menaxhoj dhe ridizajnoj strategji për shtuar aktivitete në marrjen e mbeturinave.

Këto foto janë bërë sot me 30 prill 2016