Mimoza Pajaziti nga radhët e PDK-se, u zgjodh kryesuese e Bordit drejtues të Grave në Asamblenë komunale të Ferizajt Sot më 29.04.2016, Grupi i Grave Deputete (GGD) në Ferizaj, kanë zgjedhur kryesuese të GGD- Mimoza Pajaziti nga radhët e PDK-së. Me këtë rast, znj. Mimoza Pajaziti, e cila është këshilltare komunale në mandatin e parë ka theksuar se të drejtat e gruas, barazia gjinore dhe promovimi i të drejtave të njeriut janë përkushtim i saj për demokraci. Grupi i Grave Deputete është grup i përbërë nga deputetet e të gjitha grupeve parlamentare dhe ka Bordin e GGD-së me nga një përfaqësuese nga të gjitha grupet e Kuvendit.
Për tê njëjtat çështje u zotuan edhe nënkryetarja dhe anëtaret e Bordit Drejtues duke premtuar ide të reja dhe përkrahje maksimale