Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka nënshkruar “ Marrëveshjen për kryerjen e shërbimeve komunale” me Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “ Pastërtia” nga Ferizaj, të cilën e përfaqësoi kryeshefi ekzekutiv, Dugagjin Etemi. Kryetari i Komunës, Besim Ilazi, tha se përmes kësaj marrëveshjeje, synohet që të ngriten kapacitetet për shërbimet që u ofrohen qytetarëve në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Dugagjin Hetemi, ka thënë se Njësia Operative e Kaçanikut është duke u munduar për menaxhim më efikas dhe cilësor të mbeturinave.