Ferizaj

Sektori i bujqësis në komunën e Hanit të Elezit ka kapacitete për hapjen e vendeve të reja të punës

By FerizajPress

April 28, 2016

Komuna e Hanit të Elezit ka identifikuar se sektori i bujqësisë ka kapacitet dhe potencial të nevojshëm për hapjen e vendeve të reja të punës me përkrahje konkretet të bizneseve fillestare.

Ky koncept strategjik i komunës së Hanit të Elezit gjeti përkrahje të plotë me Projektin e Laboratorit të Biznesit (LAB-i) të kompanisë për prodhimin e çimentos “Sharrcem-TitanGrup” Laboratori i Biznesit i dizajnuar që të mbështesë dhe përshpejtojë procesin e zhvillimit të suksesshëm të kompanive të reja duke i ndihmuar ndërmarrësit e rinj me burime dhe shërbime të ndryshme po kontribuon në krijimin e vendeve të reja të punës duke promovuar zhvillimi i sektorit privat. Vargut të shumë projekteve të LAB-it të realizuara në sektorin e bujqësisë në komunën e Hanit të Elezit iu shtua edhe projekti i fermës së lopëve qumështore në fshatin Pustenik. Fadil Brava nga fshati Pustenik është përfituesi i këtij projekti të cilit sot iu dorëzuan 10 lopë qumështore. Për të uruar fillimin e punës familjen Brava e vizituan kryetari i komunës Rufki Suma dhe Drejtori i kompanis “Sharrcem-TitanGrup” Emmanuel Mitsou. Z. Emmanuel Mitsou duke uruar familjen Brava për fillimin e këtij biznesi tha se të gjitha këto të arritura të projektit të LAB-it nuk do të mundë të realizoheshin pa përkrahjen e kryetarit të komunës Rufki Suma. Ai tha se qëllimet e projektit LAB janë që të kontribuohet në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të promovohet zhvillimi i sektorit privat. Ndërsa Kryetari i komunës Rufki Suma duke uruar për sukses të këtij biznesi tha se suksesi i tyre do të jetë shembull për të tjerë se mundë të gjenerohen vende të punës edhe nga sektori i bujqësisë. Ai falënderoi Drejtorin e kompanisë “Sharrcem-TitanGrup” Emmanuel Mitsou si donatorin kryesorë të Projektit” LAB” për përkrahjen e komunës së Hanit të Elezit në një segment shumë të rëndësishëm siç është bujqësia duke u zotuar se Komuna e Hanit të Elezit do të vazhdojë të përkrah fuqishëm iniciativat të cilat promovojnë zhvillimin e sektorit privat.