Ferizaj

Mbyllen 5 subjekte shëndetësore  që ushtrojnë veprimtari të pa autorizuar në Ferizaj

By FerizajPress

April 22, 2016

Ferizaj- Gjatë inspektimit të planifikuar në Komunën e Ferizaj me datë 21.04.2016 janë inspektuar gjithsej 8 subjekte që ushtrojnë veprimtari private shëndetësore.

Nga Inspektimet e kryera është konstatuar se: 4 (Katër) subjekte shëndetësore ushtrojnë veprimtari private shëndetësore në fushën e stomatologjisë pa pasur autorizim ligjorë (Licencë) nga MSh-së pra në kundërshtim me nenin 42 të Ligjit Për Shëndetësi me Nr 04/L-125 1 (Një) subjekt shëndetësor kishte aplikuar në Ministri të Shëndetësisë për licencë për të ushtruar veprimtarin shëndetësore në fushën e stomatologjisë por që nuk ishte akoma i licencuar.

“Inspektorati Shëndetësor përmes proces verbalit aty për aty ia ka ndaluar ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore që të 5 subjekteve shëndetësore që ushtronin veprimtari shëndetësore pa autorizim ligjor deri në licencim në Ministri të Shëndetësisë”  tha Gëzim Kokollari, këshilltar Politik i Ministrit të Shëndetësisë

Kokollari tha se “Për katër subjektet të cilat nuk posedonin licencën e punës është lajmëruar menjëherë Divizioni Për Licencim dhe Akreditim si dhe Bordi për Licencim me qëllim që subjektet e lartë cekura të mos i mundësohet licencimi deri në kryerjen e obligimeve ndaj Inspektoratit Shëndetësor, kurse për subjektin shëndetësor i cili kishte aplikuar në MSh-së, për licencim dhe sipas menaxherit të këtij institucioni ka kaluar edhe komisioni vlerësues”

Inspektorati Shëndetësor do të marrë informacione shtesë në Divizionin për Licencim dhe Akreditim në MSh-së dhe varësisht nga të gjeturat do të veprohet me tutje bazuar në aktet ligjore ne fuqi. Po ashtu gjatë këtij inspektimi janë inspektuar edhe një poliklinikë më shumë shërbime, një Ordinancë stomatologjike si dhe një Ordinancë specialistike e Pediatrisë të cilat kanë rezultuar se janë të licencuara në Ministri të Shëndetësisë.

Për të gjitha këto institucione shëndetësore të inspektuara, Inspektorati Shëndetësor i Kosovës  ka bërë të ditur se do të përpiloj raporte të inspektimit me më shumë detaje dhe varësisht nga të gjeturat në terren do të marrë dhe veprimet konkrete bazuar në aktet ligjore në fuqi.