Studentë të UShAF të prirë nga rektori Bajraktari morën pjesë në dy panaire: Panairin për Hoteleri dhe Turizëm dhe Panairin e Edukimit
Zyrtarë të lartë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe studentë të këtij universiteti, të prirë nga rektori Agron Bajraktari kanë marrë pjesë në Panairin tradicional për turizëm, hoteleri dhe gastronomi “Prishtina 2016” dhe Panairin e 10-të ndërkombëtar të Edukimit, të cilat janë hapur në Prishtinë.
Gjatë ceremonisë së hapjes së panaireve, ku po marrin pjesë përfaqësues të agjensioneve për promovim të turizmit dhe institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, u vlerësua se është shumë e rëndësishme që këto dy panaire mbahen së bashku, sepse pa edukim nuk mund të zhvillohet as turizmi, as ekonomia dhe asnjë sektor tjetër.