Ferizaj

888 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 60 raste në Ferizaj

By FerizajPress

August 11, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një vik timë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 888 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, 38 persona janë shëruar nga COVID-19.

Kujtojmë që së fundmi numri i rasteve të infektuara me koronavirus ka filluar të rritet.