Ferizaj-16.04.2016. Këtë të shtunë, u mbajt kuvendi i parë i NISMA -s Rinore për Kosovën – Dega në Ferizaj.
Në këtë kuvend me shumicë votash u zgjodh kryesia e Nisma-s Rinore dega në Ferizaj e përbërë nga 17 anëtarë. Kryetar i kësaj kryesie u zgjodh Halim Avdyli, kurse anëtarët e kryesisë u zgjodhën: Pranvera Gajtani – nënkryetare, Agnesë Hajredini – nënkryetare,Bajram Uksmajli – sekretar.
Kryetari i sapozgjedhur i Nisma-s Rinore Halim Avdyli u zotua se do t’i kryej obligimet ndaj partisë dhe se do të fillon me aktivitete dhe projekte madhore në të mirë të rinisë ferizajase.
Këtë kuvend e përshëndeti Kryetari i Degës së NISMA-sa dega në Ferizaj, Valon Ramadani .