Ferizaj

Ilazi takon delegacionin e BERZH-it, diskutohet për strategjitë zhvillimore

By FerizajPress

April 12, 2016

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane  Ramadan Ilazi  sot ka  zhvilluar  një takim  me  delegacionin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), lidhur me përfshirjen e prioriteteve zhvillimore të Qeverisë së Kosovës në përgatitjen e Strategjisë Zhvillimore të BERZH-it për Kosovën.

“Gjatë këtij takimi prezantuam prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të përcaktuara në Strategjinë Zhvillimore Kombëtare 2016-2021.Gjithashtu diskutuam për Listën e Projekteve Prioritare të përcaktuara në kuadër të Këshillit Kombëtar për Investime i cili bashkë kryesohet nga Ministria e Integrimit Evropian” ka thënë Ilazi.