Rehabilitimi dhe modernizimi linjës hekurudhore që përshkon Kosovën në drejtim të Hanit të Elezit ishte temë e bashkëbisedimit të nënkryetarit të komunës Menduh Vlashi me zyrtarët nga Hekurudha e Kosovës, Zijadin Jusufi, udhëheqës i projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Fushë Kosovë Hani i Elezit, Vehbi Maloku Drejtorë i Departamentit të elektrosinajlizimit hekurudhorë, Negjmi Rama Drejtorë i departamentit të mirëmbajtjes të linjave hekurudhore dhe Sabit Thaçi Drejtorë i departamentit të komunikacionit hekurudhorë. Në takim ku ishin prezent edhe Drejtori i Shërbimeve Publike Refet Kalisit dhe Drejtori i Urbanizmit Miqail Vila të komunës së Hanit të Elezit nga zyrtarët e Hekurudhave të Kosovës u njoftuan se projekti për modernizimin e hekurudhës është përfshirë në pakon për investime të aprovuara në samitin e Ballkanit Perëndimor në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Përmirësimi i kësaj linje nënkupton komplet ndërrimin e të gjithë komponentëve, që e përbëjnë hekurudhën, ndërhyrja në tunele, ura dhe në të gjitha komponentët e sigurisë për një transport të besueshëm dhe të sigurt hekurudhor. Takimi i cili kishte karakter informuese lidhur me projektin e planifikuar të rehabilitimit dhe modernizimit të linjës hekurudhore ishte rast që të identifikohen edhe problemet potenciale që mundë të hasen në këtë drejtim. Linja hekurudhore përshkon Hanin e Elezit dhe me këtë rast në veçanti u potencuan problemet me vendkalimet të cilat janë disa dhe për të cilat duhet të bëhet zgjedhje funksionale. Modernizimi pritet të nisë në fund të vitit 2016 dhe të finalizohet në fund të vitit 2020. Bashkëbiseduesit u pajtuan se do të të ketë edhe takime tjera dhe komuna e Hanit të Elezit do të njoftohet me kohë me të gjitha fazat e realizimit të këtij peojekti