Ferizaj

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përkrahë komunën e Ferizajt me -70,000.00 €

By FerizajPress

April 02, 2016

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përfaqësuar nga Bajram Gecaj, Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal  dhe  kryetari i komunës së Ferizajt  Muharrem Svarqa dje  kanë nënshkruar “Marrëveshje Mirëkuptimi” për realizimin e projektit; Asfaltimin e rrugës përgjatë hekurudhës” në Ferizaj.

“Përmes ndihmës së MAPL, Komuna e Ferizajt përfitoj një kontratë për asfaltimin e rrugës përgjatë hekurudhës – vlera e projektit 85,000.00€; MAPL-70,000.00 €, pjesën tjetër nga komuna” ka shkruar Bajram Gecaj, Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.