Ferizaj

Shënohet përvjetori i demonstrative të vitit 1981 në Ferizaj ( Foto) 

By FerizajPress

April 01, 2016

Me një parakalim të nxënësve dhe qytetarëve   nëpër qytetin e Ferizajt është  shënuar përvjetori i demonstratave  të 3 Prillit të vitit 1981.

Nxënës të shkollave fillore dhe atyre të mesme të Ferizajt sot  kanë parakaluar nëpër qytetin e Ferizajt në shenjë të  shënimit të përvjetorit të demonstrative të 3 prillit të vitit 1981.

Ekipe të zgjedhura nga shkollat ,me pankartat e shkollave të tyre kanë filluar marshin nga shkolla e mesme teknike “Pjetër Bogdani” deri tek Palestra e sporteve ”Bill Clinton”

Gjatë këtij  parakalimi të cilit i ishin bashkëngjitur edh struktura komunale, nënkryetari i Ferizajt,Xhavit Zariqi dhe  Drejtori i DKRS-së Naim Ferati  dhe shumë qytetarë, u vunë kurora lulesh para ndërtesës së stacionit të policisë, atu ku  më 1981 Dëshmori i Kombit, Afrim Abazi,  ishte hedhur nga ndërtesa  prej policisë serbe.

Më pastaj   turma u drejtua  nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton” ku nga DKRS e Ferizajt  ishin paraparë  edhe gara në mes nxënësve të këtyre shkollave.