Ferizaj

Nxënësit  grumbullojnë ndihma për fëmijët me sindromë Dawn

By FerizajPress

April 01, 2016

Nxënësit e shkollës fillorë “Gjon Serreçi”  të Ferizajt  përmes një aksioni humanitar  po grumbullojnë mjete për  fëmijët me sindromë  Dawn.

Për të ndihmuar fëmijët  prekur nga sindroma Down,nxënësit ë shkollës fillorë “Gjon Serreçi”  kanë organizuar një aksion ku përmes shitjes së produkteve ushqimore të grumbullojnë mjete  që tu ndihmohet kësaj kategorie.

“Ka ditë që jemi duke e vazhduar këtë aksion që  përmes shitjes së produkteve ushqimore të ndihmojmë këtë kategori e sidomos ata të  cilët familjet janë në gjendje të vështirë ekonomike.Kjo po arrihet edhe fal ndihmës së  drejtorisë së shkollës dhe arsimtarëve të cilët po na ndihmojnë në këtë drejtim. Një ditë më parë kemi ndihmuar dy familje me nga 100 euro të grumbulluara nga ky aksion” tha Leona Jahiri,organizatore e këtij aksioni.

Por këtë  aksion po e ndihmojnë edhe arsimtarët e kësaj shkollë e sidomos  ajo e muzikës, Albulena Nuredini, e cila me nxënës ka përgatitur edhe pika muzikore të cilat sot në sheshin e qytetit grumbulluan shumë kalimtarë të rastit.

“Iniciativa ka qenë e nxënësve por  ne u kemi ofruar mbështetje dhe më nxënës të kësaj shkollë  kemi përgatitur edhe pika muzikore  të cilat po përcjellin aktivitetet e këtyre nxënësve në grumbullimin e mjeteve humanitare” tha Albulena Nuredini, arsimtare e muzikës  pranë kësaj shkolle.

Anisa  Shabani si soliste  së bashku me korin,  të përbërë nga  Dorisi,Miraldi,Leona dhe Tringa bënë që shumë qytetar të rastit  të grumbulloheshin në sheshin e qytetit.

Por edhe Orgesi me sint dhe  grupi “Pro Sound BF”  kishin dal ti përkrahin me teknikën e tyre logjistike që  ky aksion  përveç karakterit humanitar  argëtoi  kalimtarët në sheshin e qytetit.