Ferizaj

8 vjet burg për vjedhje

By FerizajPress

March 24, 2017

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar me 8 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë, të pandehurin Xh.S, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale grabitje, mbajtje në pronësi dhe kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

‘’I pandehuri Xh.S, akuzohet se gjatë vitit 2015 në Ferizaj, si anëtar i grupit ka hyrë në shtëpinë e A.S së bashku me vëllain e tij dhe një person tani të panjohur, të cilët me përdorimin e forcës dhe nën kërcënimin e forcës dhe armëve, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, me qëllim që t’i sjellin vetës dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të maskuar janë futur në shtëpinë e të pandehurit dhe kanë kapur të dëmtuarin G.S i cili ishte i vetëm në shtëpi, duke e tërhequr zvarrë dhe duke i kërkuar parat e babait të tij i cili posedon një ndërmarrje për këmbimin e valutave, duke ia drejtuar revolen, me ç’rast kanë filluar të demolojnë orenditë e dhomave, ku kanë gjetur dymijë e treqind (2.300) € euro dhe stoli ari në vlerë rreth njëmijë e katërqind (1.400) €’’, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Ferizajt.

Lidhur me veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i pandehuri Xh.S është liruar nga akuza, meqë nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale.