Salihe Salihu – PhD kandidat Në 110 vjetorit të përcaktimit të 8 Marsit si Ditë Ndërkombëtare e Gruas do të ketë manifestime të ndryshme: festohet, protestohet, kuvendohet e shtjellohet përgjithësisht kjo temë. Edhe në Kosovën tonë pritet që të shënohet kjo ditë në forma të ndryshme, duke protestuar, festuar, mbajtur ligjërata dhe duke u representuararritjet e barazisë mes gjinive në nivele të ndryshme shtetërore. Në vecanti representim gjinor në nivel shtetëror ka rëndësi të madhe mirëpo edhe reprezentim ka llojllojshmërinë e vet? Lloji dhe nyancat e reprezentimit do dëshironim ti kuptonim më thellë dhe më bindshëm. Posaçërisht interesimi shtohet rreth reprezentimi gjinor ekzistues në sferën e reprezentimit gjinor shtetëror, sepse në radhë të parë në këto institucione duhet të matet implementimi i barazisë gjinore. Prandaj, në këtë Ditë të Gruas është me interes të gjenim përgjigjie argumentues në pyetjen se cili Reprezentim i Gjinor dominon në Kosovë? Çfarë lloj reprezentimi gjinor dominon: Reprezentim Gjinor Autorizues, – reprezentim me mandat të caktuar për implementim të barazisë. Reprezentim Gjinor Deskriptiv, – reprezentim sipas rregullave përshkruese për barazi gjinore. Reprezentim Gjinor Simbolik, – reprezentim simbolik pa shtrirje rrënjësore por vetëm sipërfaqësisht. Reprezentim Gjinor Veprues, – reperezentim me veprime konkrete për barazi gjinore. Reprezentim Gjinor Përgjegjës – reprezentim llogaridhënies, pasqyrë e reprezentimit të barazisë në institucionet shtetërore.
Po që se, përgjigjia është se kemi Reprezentim Autorizues, atëherë pason nënpyetja nëse këta të autorizuar po e kryen apo nuk po e kryen detyrën sipas mandatit që ju është dhënë? Po që se, mendohet që kemi Repezentim Deskriptiv atëherë është në interes të dijmë se a është dizajnimi proporcional I rregullave dhe normat përshkruese? Po që se, pranojmë që kemi Reprezentim Simbolik – atëherë shtrohet nënpyetja se a do të pajtohem dhe a do të tolerojmë të vazhdon barazia në formën e simbolikes? Po që se, kemi Reprezntim Veprues është e nevojshme të dijmë se çfarë veprime ndërmirren për planin implementues të ligjit brenda vitit, psh. që nga dita e 8 Marsit e deri te viti tjetër i ditës së 8 Marsit, sa është inspektue shtrirja e barazisë gjinore? Po që se kemi Reprezentim Përgjegjës është e domosdoshme të kërkojmë llogaridhënie nga të gjithë vendimarrësit se pse nuk e respektojnë 50 % për të implementuar Ligjin për Barazi dhe të drejtat që janë të garantuara në Kushtetutën e vendit. Në këtë kontekst ne mund të shtrojmë shqetësimin të bazuar nga realiteti kosovar dhe të kërkojmë që ligjet që aprovohen duhet të respektohen dhe të implementohen në rradhë të parë nga institucionet që aprovojnë këto ligje si dhe institucionet që janë bartëse të tyre. Në Kosovë ka përparime por nuk janë arritje të kënaqme dhe ekziston shqetësim rreth realitetit ekzistues. Për të ilustruar shqetësimin tonë do sjellim një fakt nga realiteti kosovar që drejpërdrejt është në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit të Republikës së Kosovës. Më saktësisht do të referohemi te Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme të nenit 112-të i cili nuk është në harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore. Më konkretisht, mosharmonizimi u shpërfaq në rastin kur deptutet të gjinisë mashkullore liruan vendin e tyre për poste tjera. Në këtë rast u vrejtën mangësitë e Ligjit për Zgjedhje sepse ky Ligj ishte diskriminues jo vetëm ndaj gjinisë por edhe ndaj meritokracisë sepse në nenin 112 është sanksinouar të respektohet zëvëndësimi I deputetëve sipas të njejtës gjini. Shkelja e meritorkracisë, ishte e hapur për debat dhe është aktual edhe sot. Plotësimi i vendit vakant i deputetit bëhej në bazë të gjinisë së njëjtë ndonëse femrat ishin më meritore, bazuar në numrin e vota që kishin fituar për të zënë vend si deputete. Pra, ky Ligj shkeli parimin e konkurrencës, që është bazament i demokracisë duke i lënë të diskriminuar deputetet më të votuara. Si mundet që në mënyrë të hapur të lejohet diskriminimi dhe të mos bëhet ndryshim? Në një shtet me vlera demokratike ky nenë do të ishte I vlefshëm dhe i domosdoshëm për zëvendësim të gjinisë së njëjtë po që se do të ishte përmbushur Ligji i Barazisë Gjinore, në të kundërtën do vlenin Masat Afirmative. Në shtetin tonë Ligj për Zgjedhje të Përgjithshme ka shkelur vlerat demokratike që janë sanksionuar në Kushtetutën e vendit. Shkelje është bërë nenit 24 paragrafi 3 në të cilën decidivisht parshihen Masat Afirmuese ku është sanksionuar se:”Parimet e mbrojtës së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masava të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve apo grupeve që janë në pozitë të pabarabartë”. Ky paragraf është në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinor ku përveç që është sanksionuar barazi 50 % me 50% parashihen edhe Masat Afirmative në nenin 6-të të këtij ligji, që janë pra në përputhje me nenin 24 të paragrafit 3 të Kushtetuës. Kështu që shkeljet nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë. Ne e kemi bazën themelore ligjore Kushtetutën e vendit që duhet të interpretohet saktë që Masat Afirmative të lansohen mbi çdo ligj dhe çdo rregullore, apo si mendoni të nderuar ligjëvënës apo si mendoni ju kori i jurisprudencës, apo ju prokurorë, gjykatës e avokatë? Në fund mund të konkludojmë se Kosova në këtë 110 vjetor të Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka nevojë për fuqizim të pozitës së gruas nëse aspirojmë për një Reprezentim Gjinor të Përgjegjeshëm ku do të kishim korje të benificioneve nga të gjitha anët e shoqërisë, duke filluar nga bërthama familjare e deri te piramida shtetërore. Ndarja e të mirave, detyrave dhe obligimeve në mes gjinive na krijojnë mundësi për një shoqëri më të avancuar e më të përparuar dhe një jetë më të lumtur për të gjithë. Uroj që të punojmë më me përgjegjësi për të fituar dhe ndarë benificione të përbashkëta në Republikën e Kosovës!