Në këtë datë zakonisht bëhen aktivitete që promovojnë paqen, dashurinë, drejtësinë e barazinë. Kështu kemi planifikuar edhe ne, grupi i grave të Kuvendi të Komunës. Por, grupi i burrave, në krye me Faruk Gurin, paskan vendosur që pikërisht me 8 mars të mbajmë mbledhjen e rregullt të Kuvendit. Edhe më keq, nga 26 pikat e rendit të ditës, të caktuara nga burrat, asnjëra prej tyre nuk i kushtohet simbolikës së kësaj dite. Kjo është injorancë ndaj vlerave tona, është mohim i punës sonë dhe mosrespektim i projekteve tona si grup i përbashkët i grave asambleiste.
Shkruan: Mimoza Sojeva-Pajaziti
Asambleiste në Kuvendin Komunal në Ferizaj