Editorial

70 vjetori i themelimit të Paktit NATO. Intervenimi i NATO-s në Kosovë në 50 vjetorin jubilar

By FerizajPress

April 04, 2019

        Në përvjetorin e 70 të themelimit të organizatës më të madhe  politiko-ushtarake në botë, do të bëjmë një përshkrim rrugëtimit historik deri në ditët e sotme.

    E ndodhur në një situatë e cila kishte përfshirë Evropën, atëherë SHBA-ja, mori masa të karakterit politik  ishte rasti me (Doktrinën Truman,1947), ekonomik (Planin Marshall 1947), dhe ai ushtarak (NATO-n,1949)  ndërmarrja e këtyre masave bëri që të frenohej agresioni BRSS drejt Evropës Perëndimore sepse tanimë, dihej se Bashkimi Sovjetik, kishte pushtuar shume vende të Evropës Lindore.

NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior), është blloku perëndimor ushtarak. Kjo organizatë u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 me qendër në  Bruksel. Në fillim ishin dymbëdhjetë shtete të Evropës dhe të Amerikës së Veriut të cilat nënshkruan Marrëveshjen e Atlantikut Verior. Kjo aleancë politiko ushtarake e cila kishte për qëllim të ruante Evropën Perëndimore nga ndikimi sovjetik. Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme.

Themelimit të kësaj  organizatë  i paraprinte politika  ekspansioniste  e Bashkimit Sovjetik edhe në vendet e Evropës Lindore ku komunizmi kishte shtrirë ndikimin e tij më 1945. Sot aleanca e NATO-s, ka 29 anëtarë: Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Estonia, Franca, Greqia, Islanda, Italia, Kanadaja, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Republika Çeke, Turqia, Hungaria, Britania e Madhe dhe SHBA. Pika më e mprehtë e Luftës së Ftohtë ishte Gjermania, e cila pasi u pushtua nga aleatët u vendos që të ndahej në zona ndikimi.

Organizimi i brendshëm NATO-s

      Organet Kryesore të Paktit NATO janë këto: Këshilli, Komiteti mbrojtjes, sekretari i  përgjithshëm, Komiteti  ushtarak, Komandat. Këshilli  është organi më i lartë i NATO-s, aty mblidhen shtetet anëtare të përfaqësuara nga niveli ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës, të cilët takohen dy herë në vit për diskutuar çështje të rëndësishme që kanë bëjnë aktivitetin e NATO-s. Po ashtu ishte pjesa e ku ishte edhe komanda ushtarake e cila drejtohej nga amerikan kështu që Komandant i parë Suprem NATO-s, ishte Duajt Ajzenhauer i cili vinte pas eksperience të suksesshme në udhëheqjen e trupave aleate  si Komandant Suprem i forcave Aleate në Luftën e Dytë Botërore.

        Nëse deri në vitin 1945 aleatët perëndimore(SHBA, Britania e Madhe) luftonin për të mundur Gjermaninë Naziste, tanimë pas vitit 1945 luftohej  për të mbrojtur Gjermaninë nga ekspansioni Sovjetik. Andaj në mesin e masave mbrojtëse ishte edhe futja e Gjermanisë perëndimore në vitin 1955 në NATO, ndërsa në anën tjetër RDGJ hyri në Traktatin e Varshavës të dominuar nga sovjetikët.

Lufta e Ftohtë me baraspeshën e saj, të frikësimit reciprok zgjati 45 vjet(1945-1990). Gjendja ishte e tendosur, por edhe e qëndrueshme. Në kuadër të negociatave të çarmatimit me Bashkimin Sovjetik, Presidenti i atëhershëm Roland Reagan deklaroi në vitin 1988 se “në radhë të parë qëndron për mua ruajtja e një partneriteti të fortë dhe të shëndetshëm midis Amerikës së Veriut dhe Evropën. Interesat e këtij partneriteti ne nuk do t’i sakrifikojmë asnjëherë për ndonjë marrëveshje me Bashkimin Sovjetik.”

Intervenimi i NATO-s në Kosovë në 50 vjetorin jubilar

     Pas dështimit të Konferencës në Rambuje filluan përgatitjet intensive të NATO-s, për fillimin e sulmeve ushtarake kundër Serbisë.  Kështu më 24 mars 1999 pasi nuk kishte mbetur asnjë zgjidhje tjetër për të detyruar Millosheviçin të ndërpriste brutalitetin dhe represionin kundër popullsisë civile që e vazhdonte me shkatërrime të mëdha, të çdo gjëje shqiptare nga një vit, forcat ajrore të NATO-së, filluan sulmet kundër Jugosllavisë me objektiva mbrojtjen ajrore, radarët, qendrat ushtarake të komandimit, aeroportet ushtarake. Pas 78 bombardimesh u arriti që NATO-ja, të triumfon mbi Serbinë, duke i hapur rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës.

Objektivat e NATO-s në shekullin XX

       Për herë të parë në Historinë e kësaj organizate u përdor edhe neni V i Aleancës, që kishte të bënte me atë se nëse sulmohej një vend anëtarë i kësaj organizate ai konsiderohej si sulm kolektiv ndaj vet NATO-s. Kështu në vitin 2001 aktivizoi NATO-ja, klauzolën e mbrojtjes reciproke, dhe kjo ndodhi pas atentateve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA. Kurse pas intervenimit në Afganistan që nga viti 2001 ajo është duke u përballë më një situatë mjaftë komplikuar duke luftuar me grupet terroriste që janë rajon.

       Që prej konfliktit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia pesë vjet të shkuara, NATO-ja e ka shtuar dukshëm praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore. Në vitin 2017 ajo stacionoi në tri shtetet baltike si dhe në Poloni rreth 4000 ushtarë. Kjo ka bërë që NATO-ja të vë fre politikës ekspansioniste të Rusisë nën sundimin e Putinit e cila kujton me nostalgji territoret e dikurshme të ish-BRSS dhe për këtë arsye bën një politikë agresive për të penguar zgjerimin  NATO-s në Lindje(Ukrainë dhe Gjeorgji).

Ilir Bytyçi- historian dhe përgjegjës i Muzeut në Ferizaj