Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo vend shqiptar, dhe kudo në diasporë keni qenë, jeni dhe akoma do të jeni profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emancipuar, idealiste, humane dhe artiste te fushave të ndryshme. Çdo njëri nga ne, ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjohje. Pra çdo njëri pavarësisht se çfarë detyre ka sot, qoftë ai mjekë, poet,oficerë armate,pilot, ministër apo politikan , biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës, ka pasur përballë Mësuesin, Mësuesen që s’kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur vogëlushet me dije, me kulture dhe edukate. Populli ynë halleshumë, do të arrijë prosperitetin që aspiron, atëherë kur mësuesit ne këtë vend do të respektohen me tepër ose aq sa politikanët me të lartë të shtetit. Mësuesit shqiptarë kurrë s’u shpërblyen si duhet me paga, punuan ne kondita të vështira, larg ne zona të thella, përballuan rreziqet, injorancën dhe kanunin, por i qëndruan besnik misionit të tyre fisnik të arsimimit të brezave si në trojet etnike po njashtu edhe në Diasporë. Mësuesit shqiptarë ishin mësues ishin edhe artistë, prindër, pajtimtarë, shok edhe miq me të gjithë si në vendlindje po njashtu edhe në mërgim. 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjitha trojet etnike por edhe në Diasporë, ndërsa në Kosovë për herë të parë, ka filluar të festohet publikisht, vetëm pas viteve të ’90-ta, ku mësuesi dhe shkollat shprehën gëzimin e tyre për një datë të shënuar që festohej prej katër dekadave në Shqipëri, kurse mësuesi kosovar para nxënësve të tij nuk ka pasur mundësi të flasi haptas ngase regjimi komunist serb i kishte rrënjët edhe në shkollat shqipe. Por edhe pse regjimi serb ju a mbylli shkollat ato e vazhduan mësimin,ku populli hapi dyert e shtëpive të veta që fëmijët të mësonin gjuhën shqipe. Shumë mësues u dënuan dhe u gjykuan nga regjimi serb,por asgjë nuk e ndalte në rrugën e diturisë e të arsimimit në gjuhën amtare. Arsimi ne Kosovë i dha shumë mësues luftës për lirinë e Kosovës. E sot ne këtë ditë ato kujtohen me respekt nga nxënësit e tyre.
Autori Ma.sc.Burim Ugzmajli Drejtor i Shfmu “SKENDERBEU ” Jezerc