Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, 61-vjeç, është gjetur pa shenja jete në një motel në Ferizaj.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli
Sipas Veselit, viktima ishte shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku vdekja e tij është konfirmuar nga mjekët kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:35.
“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”, ka thënë Veseli.
Ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.