Ferizaj

6 fermerë përfitojnë makineri që ua lehtëson veprimtarinë bujqësore

By FerizajPress

January 20, 2021

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, po vijon me mbështetje për bujqit dhe fermerët ferizajas edhe gjatë vitit 2021. Sot, 6 fermerë përfituan nga shpërndarja e makinave për shtrirjen e folisë dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë, makineri këto që lehtësojnë jashtëzakonisht shumë punën e veprimtarinë e këtyre të fundit në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami që ishte pjesëmarrës në shpërndarjen e këtyre makinave tha se me to, përmirësohet edhe cilësia e punës në kultivimin e perimeve të ndryshme dhe dredhëzave, duke zëvendësuar punën mekanike të kryer deri më tani. Tutje, drejtori Bajrami tha se përfitues të këtyre makinave janë kultivues të perimeve në ambient të hapur dhe në serra dhe kultivuesit e dredhëzave.