Ferizaj

59 të rinj nga Ferizaj në ISIS, 4 kanë vdekur- nis fushata vetëdijësuese kundër ekstremizmit

By FerizajPress

May 24, 2016

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka nisur sot zbatimin e projektit më të ri: “Vetëdijesimi i të rinjëve mbi pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar”. Zbatimi i këtij projekti, po bëhet  në bashkëpunim me Institucionet komunale të arsimit, me bashkësitë fetare të rajonit të Ferizajt, shkollat e mesme, me shoqërinë civile, ndërkaq këtë nismë e ka mbështetur edhe MPB-ja. Zbatimi i projektit,  nënkupton mbajtjen e ligjeratave më nxënës të shkollave të mesme  të Ferizajt dhe të komunave të këtij rajoni.