Shëndetësi

5 ushqimet që nuk duhet t’i lani kurrë para se t’i gatuani dhe ushqimet që duhet t’i lani gjithmonë

By FerizajPress

October 12, 2017

Që në fëmijëri, na është thënë të lajmë gjithçka që hamë, por shumë pak njerëz e dinë se jo rrallë herë ky zakon mund të thotë për në më shumë rrezik sesa dobi. Larja e disa ushqimeve mund të përhapë bakteret në mjedisin ku ne gatuajmë duke na rrezikuar shëndetin. Më poshtë do të lexoni ushqimet që nuk duhet t’i lani asnjëherë para se t’i gatuani dhe ato që duhet t’i lani gjithmonë para se t’i konsumoni

Veza Në lëvozhgën e vezëve ndodhet një substancë e veçantë që i mbron nga bakteret. Uji e shpërbën këtë “mur mbrojtës” ndaj më e mira është të mos i lani vezët .

Bakteret që gjenden me shumicë tek pulat e freskëta (më e njohura salmonella) janë shumë të rrezikshme. Shumë njerëz mendojnë se larja e pulave para gatimit mund ta pastrojë këtë të fundit nga ky bakter, pa e ditur se ky proces ndihmon në përhapjen e salmonelës dhe baktereve të tjera. Ajo që duhet të bëni është ta zieni dhe ujin e parë ta derdhni.

Ashtu si pula dhe mishi i freskët (viçi, misht derrit, viçi, qengji) nuk duhet larë përpara se të gatuhet. Makaronat gjithashtu nuk duhen larë sepse sipas kuzhinierëve, uji heq niseshtenë e gjendur në sipërfaqen e makaronave që ndihmon në përthithjen e salcës.

Këpurdhat Ju nuk mund t’i mbani kërpudhat për një kohë të gjatë të zhytyra në uji, sepse kanë aftësi shumë të mira absorbuese. Është më mirë t’i shpëlani dhe t’i fshini menjëherë me një pecete përndryshe ato do të humbasin elasticitetin dhe nuk do të jenë më aq të shijshme.

Ushqimet që duhet larë gjithmonë përfshijnë : frutat, perimet, frutat e thata , perimet e konservuara në kanaçe dhe frutat e thara. Burimi: Brightside