Hyrja në fuqi e MSA ka bërë që doganat të inkasojnë 5 milionë euro më pak të të hyrave.
Këto humbje sipas drejtorit të përgjithshëm të Doganave Lulzim Rafuna këto humbje nuk kanë ndikuar në të hyrat e përgjithshme.
Sipas tij deri tash Doganat kanë realizuar 18 për qind më shumë të hyra se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak duke tejkaluar projeksionet buxhetore për 8 për qind.
Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka shqetësim për këto humbje dhe se nuk do të ketë ndryshime në politika fiskale.
Këto u bënë të ditura sot në konferencën e organizuar nga Doganat ku janë prezantuar të dhënat mbi implementimin e MSA-së.