Lajme

45-vjeçari që vdiq sot ishte punëtor i “Gentas HPL Panel”

By FerizajPress

October 06, 2018

Punëtori 45 vjeçar M. B, sot humbi jetën pasi ra nga ndërtesa ku ishte duke punuar në lagjen Arbëria. I ndjeri ishte duke punuar për fasadimin e ndërtesës.

Insajderi merr vesh se M. B ishte punëtor i kompanisë, “Gentas HPL Panel”.

Gazeta ka provuar të marrë një prononcim nga zyrtarë të kompanisë lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit, por zyrtari që është lajmëruar në numrin e telefonit të kompanisë tha shkurt “se për shkak të tragjedisë që ka ndodhë nuk është në gjendje me u prononcu”.