Ferizaj

42  vite burgim, ndaj shtatë  të akuzuarve për veprat penale të terrorizmit

By FerizajPress

May 20, 2016

 Imami nga Gjilani, Zeqeria Qazimi është shpallur fajtor për rekrutim dhe nxitje të terrorizmit në vend. Ai nga gjykata themelore e Ferizajt u dënua me 8 vite burgim për rekrutim të xhihaditëve kosovarë dhe 4 tjera për nxitjet të urrejtjes fetare dhe terrorizmit në vend. Trupi gjykues, vendosi që vendimi unik për ish-imamin e xhamisë “El Kuddus” të jetë gjithsej 10 vite burg.

Ndaj, imamit Qazimi dhe 6 të tjerëve, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në janar të vitit 2015.

Ai krejt punët i del ti ketë kryer bashkë me Ilir Berishën që bashkë me imamin, u dënua me 8 vite burgim, Burim Ballazhin – 4 vite burg, e Sadat Topojani që u dënua me 7 vite e 6 muaj heqje lirie.

Zeqiria Qazimi u dënua nga Gjykata Themelore në Ferizaj për dy vepra penale: 8 vite burgim për rekrutim për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe 4 vite tjera për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Dëshmi se Zekria Qazimi ka qenë rekrutuesi kryesor i xhihadistëve nga Kosova, Gazeta Express ka sjellë vazhdimisht në disa seri shkrimesh që përmbanin SMS-Dëshmi të komunikimeve të imamit me bashkëpunëtoret e tij. Së fundi, në ciklin e Dokumentareve “Zona Express”, “Kampet e Zeza”, ka nxjerrë rrëfimin ekskluziv të një të riu që ishte pjesë e një kampi ‘verorë’ rekrutimi në Dëbellde të Vitisë, bashkangjitur me pamje reale të të njëjtit kamp që kishte funksionuar në vitin 2011. I pandehuri I.B i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës akuzohet se ka kryer tre vepra penale, rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas nenit 374 paragrafi 2 ë KPRK-së, i cili gjatë shqyrtimeve gjyqësore ka pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat e ngarkon akuza, dhe i’u shqiptua dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vite..

I pandehuri S.T i akuzuar për veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, i’u shqiptua dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj.

I pandehurit B.B i akuzuar për veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, pas pranimit të fajësisë gjatë shqyrtimeve gjyqësore, i’u shqiptua dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 4 vite e gjashtë (6) muaj.

I pandehuri J.K, i akuzuar për veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, pas pranimit të fajësisë gjatë shqyrtimeve gjyqësore për veprat penale i ngarkuar sipas aktakuzës së prokurorit special, i’u shqiptua dënim me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vite.

I pandehuri L.K i akuzuar për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, pas pranimit të fajësisë gjatë shqyrtimeve gjyqësore,, i’u shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite .

I pandehuri I.K i akuzuar për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së i’u shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë (5) vite.

Të pandehurit Z. Q, I. B, S. T, B. B dhe J. K, akuzohen se me dashje kanë bërë thirrje personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale, gjatë vitit 2011 – 2014, dhe me këtë kanë kryer veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK.

Të pandehurit I. B, S. T, B.B, L. K dhe I. K, akuzohen se: me dashje kanë marr pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që paraprakisht janë marr vesh që të shkojnë në luftë në Siri dhe të i bashkohen grupit të shqiptarëve që kanë luftuar në anën e organizatës terroriste ISIS, kështu që të pandehurit nga Aeroporti i Prishtinës kanë udhëtuar në Stamboll pastaj në Hatay të Turqisë e pastaj përmes lidhjeve të krijuara kanë kaluar kufirin Turqi-Siri, të cilët ndërmjet periudhës 2012 – 2014, kanë qenë në luftë në SIri me qëllim që duke luftuar, padrejtësisht të detyrojnë qeverinë Siriane që të lënë pushtetin dhe seriozisht të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturën kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe pastaj të krijojnë shtetin islamik Iraku dhe Levant, andaj me këtë kanë kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist nga neni 143 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK.

I pandehuri Z. Q, akuzohet se: duke keqpërdorur pozitën e tij si Imam në Xhamin ” El-Kuddus” në Gjilan, publikisht ka nxit dhe përhap urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupe tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, në atë mënyrë që në një video incizim të postuar në vitin 2013 në You Tube ka thënë “Gjaku i kufarëve (mosbesimtarëve) është pija më e mirë për ne”, dhe me këtë ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK.

I pandehuri I. B, akuzohet se: nga janarit i vitit 2014 ka mbajtur në pronësi pa leje valide një pistoletë, e cila me me rastin e bastisjes e shtëpisë është gjetur nga policia, me këtë ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK.