Ferizaj

400,000 euro për rinovimin e stadiumit të futbollit në Ferizaj

By FerizajPress

August 18, 2016

Qeveria e Kosovës dhe komuna e Ferizajt do të investojnë 400,000 euro në rinovimin e e stadiumit të futbollit në Ferizaj.

Ministria e Kulturës dhe komuna e Ferizajt kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, sipas të cilit pritet që ministria të investojë 300,000 euro ndërsa komuna 100,000.

“Në bazë të Memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja investon mjete financiare në shumën prej 300 mijë euro, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa komuna e Ferizajt, merr përsipër të investojë vlerën prej 100 mijë euro, në këtë periudhë dy vjeçare”, bëhet e ditur nga Ministria e Kulturës.