Ferizaj

Shpërndahen 40 spërkatëse për kultivuesit e perimeve

By FerizajPress

July 18, 2024

Paraditen e sotme, në ambientet e Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, Drejtoria e Bujqësisë bëri shpërndarjen e spërkatëseve për 40 kultivues të perimeve në serra dhe jashtë tyre.

Drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami me këtë rast tha se kjo mbështetje është mbështetja e radhës për fermerët ferizajas, ku me këto pajisje do të lehtësohet ndjeshëm e rritet cilësisht prodhimtaria e tyre.