Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë po vijon me intensitet të shtuar, mbështetjen për bujqit e fermerët ferizajas. Është sistemi i ujitjes pikë-pikë që sot u shpërnda për 40 bujq e fermerë ferizajas përfshirë edhe Shkollën e Mesme të Agrobiznesit “Zenel Hajdini” si dhe fshatin Prelez i Muhaxherëve.
Kjo mbështetje vjen si rrjedhojë e vazhdimit të thirrjes për aplikim, bërë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë.
Drejtori i kësaj drejtorie, Burim Bajrami tha se kjo mbështetje do t’i lehtësoj shumë angazhimet e bujqve e fermerëve për kultivimin e kulturave bujqësore dhe se si e tillë, kjo mbështetje do të vijoj edhe më tutje.