Ferizaj

4 të arrestuar për vjedhje të naftës në Kaçanik

By FerizajPress

July 26, 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar në fshatin Kovaqec të Kaçanikut, pasi që të njëjtit janë zënë duke vjedhur naftë nga makineria e firmës ndërtuese të rrugëve.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar gjashtë bidonë me nga 25-30 litra derivate si dhe 8 bidonë të zbrazët, po ashtu është konfiskuar edhe një furgon në të cilin ishin 10 bidonë të zbrazët.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar  në procedurë të rregullt.