Ferizaj

32 fermerë ferizajas pritet të përfitojnë lopë qumështore

By FerizajPress

November 01, 2017

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar nga drejtori i bujqësisë Ismet Vranovci, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me organizatën për zhvillim rural “Mëshqerra”, e cila u përfaqësua nga Florentina Kida-Gërguri.

Më këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar këtë organizate për bashkëpunim të deritanishëm, duke theksuar se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për fermerët ferizajas.