Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka ndërmarr një varg masash në kuadër të pakos për rritjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Së fundmi, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka bërë shpërndarjen e një seri pajisjesh e mekanizmash bujqësor, në kuadër të projektit me vlerë prej afro 70,000 eurove për ndihmë bujqve e fermerëve ferizajas. Sot, 31 bujq e fermerë ferizajas përfituan nga faza e dytë e këtij projekti, shpërndarëse të plehut, spërkatëse dhe grabuja dielliore në një sasi të konsiderueshme dhe me efekt direkt në zhvillimin e veprimtarisë bujqësore.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami tha se këto masa do të vazhdojnë të implementohen suksesshëm me vetëm një qëllim, ndihmën për herë të parë në formë direkte me mekanizëm bujqësor për bujqit e fermerët që ka impakt direkt në zhvillimin e kulturave bujqësore, rrjedhimisht rritjen e ekonomisë lokale.