Humbja e kontrollit të kabinës së një aeroplani bëri që më shumë se 30 persona të kerkonin ndihmë mjekësore.
Më shumë se 30 pasagjerë kanë kërkuar trajtim mjekësor në Gjermani pasi avoioni i tyre në Kroaci kishte humbur presionin e kabinës.
Fluturimi FR7312 nga Dublini, kishte bërë një ulje emergjente në Frankfurt, shkruan BBC përcjell, Albinfo.ch. Pasagjerët kanë vënë maskat e oksigjenit gjatë kohës kur kishte humbur kontrolli i lartësisë së aeroplanit. Aeroplani mbante gjithësej 189 pasagjerë, 33 prej të cilëve u shtruan në spital, dhe disa vendosën të mos vazhdonin me udhëtimin e tyre, kishin thënë autoritetet gjermane. Disa nga udhëtarët i thanë gazetës Irish Times se çfarë kishin përjetuar, ka shkruar BBC, përcjell Albinfo.ch . “Ne ishim në aeroplan, ne fluturuam dhe përkundër maskës së oksigjenit, mbetem në errësirë për 15 minuta, nuk kishte siguri vetëm njerëzit që bërtasin ’emergjencë, emergjencë”, kishte thënë njëri nga ata që përjetuan ngjarjen. Pasagjerët gjithashtu kanë kritikuar trajtimin e tyre pasi kishin zbritur, duke thënë se atyre nuk u ishte dhënë ushqim e pije mjaftueshëm dhe ishin detyruar të flinin në një dysheme betoni apo në shtretër.