Lajme

30 shtëpi të bllokuara totalisht nga bora në një fshat të Suharekës

By FerizajPress

January 06, 2017

Sasia e borës, sipas banorëve, ka arritur gati në një metër. Rreth 30 shtëpi janë bllokuar nga bora, dhe në rast të ndonjë nevoje emergjente, qendra e Suharekës ndodhet rreth 13km larg nga fshati.

Banorët i bëjnë apel qeverisjes lokale në Suharekë që sa më shpejt të ndërhyjnë në hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora e madhe.

.